Autobusi përmbyset në Turqi nga shpejtësia e lartë, 15 viktima

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në rajonin perëndimor të Turqisë. Një autobus me pasagjer ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke shkaktuar të paktën 15 viktima e duke plagosur 15 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën që të çon në provincën e Balikesir. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas mediave turke, 11 pasagjerë ndërruan jetë menjëherë ndërsa 4 të tjerë humbën jetën gjatë rrugës për në spital.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e lartë. Mësohet se autobusi po udhëtonte me mbi 90 km/h dhe ka frenuar në kthesë, duke bërë që shoferi të humbasë kontrollin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?