Avioni i vdekjes/ Pse u manipuluan celularët e viktimave?

Më 24 mars të vitit 2015, një aksident ajror tronditi Europën. Një avion gjerman i kompanisë ‘Germanwings’ po fluturonte nga Barcelona në drejtim të Dyseldorfit, kur u përplas në Alpet Franceze.

144 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit humbën jetën. Hetimet zbuluan se aksidenti ishte i qëllimshëm. Piloti Andreas Lubitz, i trajtuar më parë për tendenca vetëvrasjeje, e kishte përplasur vetë avionin.

Pas kësaj ngjarje pati shumë spekulime, të cilat kanë marrë jetë edhe këtë fundjavë pas një investigimi të gazetës më të madhe gjermane, BILD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta shkruan se pas tragjedisë, autoritetet kanë marrë në dorëzim rreth 60 celularë. Por të dhënat e tyre janë fshirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në memorien e celularëve mund të kishte imazhe, video dhe mesazhe. Sidoqoftë, memoriet e celularëve janë bosh. Një ekspert thotë me siguri për BILD se të dhënat janë fshirë pas aksidentit.

Makabër është ajo që thonë prindërit e njërit prej viktimave. Sipas tyre, 24 orë pas aksidentit, kanë marrë një mesazh ku thuhej se celulari i djalit të tyre është sërish i arritshëm.

Gazeta thotë se një gjë është e sigurt: pasagjerët kanë dokumentuar atë që ndodhur në bordin.

Por skenat dramatike në avionin e vdekjes janë fshirë.

Prej kohësh është spekuluar nëse ky aksident ishte një akt vetëvrasjeje. Tashmë gazeta pyet: Çfarë po mbulojnë?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?