Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një pyll në Zvicrën qendrore, duke vrarë një familje prej katër anëtarësh.

Policia zvicerane tha se avioni u rrëzua në një pyll afër qytetit të Hergiswil të shtunën në mëngjes (5 gusht) dhe shpërtheu në flakë pas përplasjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktimat janë një çift dhe dy fëmijët e tyre nga Zvicra. Aeroplani i vogël kishte më pak se 20 minuta që ishte ngritur nga një aeroport në Kaegiswil dhe ishte drejtuar për në Francë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një helikopter u dërgua në vendngjarje për të shuar zjarrin para se të mbërrinin e ekipet e kërkim-shpëtimit.

Nuk dihet ende shkaku i mundshëm i aksidentit, por po hetohet nga autoritet zviceriane.

Hergiswil ndodhet rreth 10 km në jug të Luzernit, në kantonin e Nidwalden.

Një aksident tjetër ajor u shënua po të shtunën. Policia raportoi se në kantonin zviceran juglindor të Graubuenden një aeroplan u rrëzua në malin Piz Segnas mbi vendpushimin alpin të Flims.

Ata nuk dhanë informacione për viktimat, por thanë se vendi i rrëzimit ishte 2,540 metra mbi nivelin e detit. 

Shkaku i aksidentit është gjithashtu nën hetim.

Vitin e kaluar, tre persona vdiqën pas një rrëzimit të  një aeroplani në një kamp veror në kantonin malor të Granbunden, në lindje të vendit.