”Balona spiune”, trazon jo vetëm Amerikën

Një “balonë spiune” kineze po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos urdhërojë rrëzimin e saj, kjo pasi copërat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka shtyrë vizitën e tij në Pekin, pasi mjeti fluturues kinez, që konsiderohet një pajisje spiunazhi nga Pentagoni, shkeli hapësirën ajrore amerikane.

Edhe Pekini i kërkoi ndjesë Uashingtonit për këtë incident të paqëllimtë, Blinken nuk do të shkojë në Pekin. Ministria e Jashtme e Kinës, po ashtu sqaron se nuk bëhet fjalë për një balonë përgjuese, por për një pajisje për shërbime meteorologjike që kishte devijuar nga rrugëtimi i planifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeti fluturues ishte identifikuar fillimisht në qiellin e Kanadasë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara thuhet se ka kaluar edhe mbi një bazë me raketa bërthamore në Montana. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes kishte planifikuar ta rrëzonte balonën, por nuk e kishte bërë këtë për arsye sigurie, pasi rrezikonte të binte në zona të banuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët amerikanë e diskutuan këtë çështje me homologët e tyre kinezë. “Ne u kemi komunikuar atyre seriozitetin me të cilin e trajtojmë këtë çështje”,-shtoi zyrtari. Balonat përgjuese kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara disa herë vitet e fundit, por kjo balonë duket se ka qarkulluar më gjatë se në rastet e mëparshme. Sigurisht që kjo ngjarje ka prekur jo vetëm Amerikën, por e mbarë bota është në dyshime në atë se çfarë po ndodh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?