FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Banorët tregojnë shpërthimin e bombës më të madhe amerikane

Dy ditë më parë, SHBA lëshoi në Afganistan “nënën e bombave”, bombën më të madhe jo bërthamore të ushtrisë amerikane. Bomba goditi një bazë të Shtetit Islamik në Afganistan, duke vrarë shumë terroristë.

Banorët vendas kanë treguar se si e përjetuan shpërthimin e bombës së fuqishme.

Të ndodhur disa kilometra larg nga vendi që u godit, banorët thonë se u ndjenë sikur u shemb qielli, teksa panë një flakë të madhe zjarri dhe toka po dridhej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pentagoni ka publikuar edhe pamjet ajrore të sulmit të së enjtes, duke shtuar se asnjë civil nuk u vra. Ministria afgane e Mbrojtjes bëri me dije se 36 terroristë të ISIS që u fshehën në tunelet e nëndheshme, mbetën të vdekur pasi aeroplani ushtarak amerikan lëshoi bombën 11 tonëshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Isha duke fjetur kur dëgjuam një shpërthim të fuqishëm. U shurdhuam”, tha një prej banorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?