“BE-në e pret një cunam”, Europa drejt copëzimit, 2017 do jetë vit i vështirë

Bashkimi Europian është gati për tu shkundur nga një cunam, ku vendet populiste nga Britania deri në vendet baltike, po sjellin një dobësim të funksionmimit të BE-së, kanë paralajmëruar ekspertët e BE-së.

Analistët thanë se tërmeti politik do vijë nga kriza financiare që u shndërrua nga një valë e pandalshme anti-BE, si pabarazia ekonomike dhe pakënaqësitë me Brukselin.

VoteWatch një website i pavarur, që analizon gjendjen e bllokut, tha nëse nuk ndërmerren masa radikale, Europa do të “vazhdojë copëzimin e saj në një spirale në rënie që çon në shpërbërjen e saj”. Paralajmërimi i tmerrshëm vjen në mes të një rritje në mbështetje të partive populiste në të gjithë kontinentin, e cila kërcënon të gllabërojë ngritjen e monedhës euro dhe fundin e projektit BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Matteo Renzi ka qenë i detyruar të lënë postin e Kryeministrit të Italisë, pas një humbje dërrmuese në referendumin e vendit të dielën. Ka pasur disa lajme se një kandidat i ekstremit të djathtë, Norbert Hofer u mund në zgjedhjet presidenciale të Austrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy zgjedhjet pasuan një referendum anti-BE në Hungari në tetor, kur votuesit me shumicë kundërshtuan Brukselin lidhur me imponimin e kuotave për emigrantët.

Partitë euroskeptike në Francë, Itali, Greqi, Poloni, Hungari, Austri, Holandë, vendet baltike dhe Bullgaria të gjithë duke kërcënuar të ardhmen e bllokut.

VoteWatch paralajmëroi se rënia e valutës euro dhe fundi i lëvizjes së lirë do të ndodh brenda “disa vite”, nëse politikanët nuk do të marrin masa të menjëhershme për të adresuar shqetësimet e njerëzve.

Në një postim në blog, në faqen e internetit shkruan se: “Kriza ekonomike dhe rritja e lëvizjeve anti-BE janë si tërmeti dhe cunami. Pasi e para ka goditur, ju duhet të presni një tjetër.

VoteWatch tha se e vetmja mënyrë për të shpëtuar BE-në është që politikanët dhe bizneset së bashku të vënë përpara një imazh më pozitiv të projektit, si dhe duke dëgjuar shqetësimet e njerëzve.

Në veçanti votuesit janë të ngopur vitet e fundit, ku pagat dhe pabarazia është në rritje, ku të pasurit bëhet gjithnjë më e pasur dhe pjesa tjetër duke u varfëruar. Site ka shtuar një pyetje: “Kur është hera e fundit që ne kemi parë një turm entuziaste që të bërtasin jashtë për mbështetjen e tyre mbi projektin europian?

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?