BE synon shtyrjen e Brexit me një vit

Liderët europianë pritet të vendosin zgjatjen e datës së shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Presidenti i Këshillit, Donald Tusk, i parapriu të martën samitit urgjent që mbahet në Bruksel duke u propopozuar vendeve anëtare që ta zgjatin Brexit për një periudhë njëvjeçare.

“Nga përvoja e deritanishme kemi pak arsye të besojmë se procesi i ratifikimit të Brexit mund të ndodhë përpara qershorit. Një mundësi do të ishte një zgjidhje elastike e çështjes, që nënkupton zgjatjen për një kohë jo më të gjatë se një vit të procesit.” 

Swiss Digital Desktop Reklama

Tusk tha se nëse zgjatja e Brexit pranohet, palët nuk do të mund të rihyjnë në negociata për marrëveshjen e dakordësuar më herët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brexit ishte edhe theksi i takimeve që kryeministrja angleze pati një ditë më parë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Emanuel Makron.

Prej javës së kaluar, kryetarja e qeverisë ka parashtruar idenë e zgjatjes së Brexit deri në datën 30 qershor, pasi beson se gjatë kësaj kohe do të gjejë konsensusin e opozitës.

Në Berlin, burimet thanë se Merkel është e hapur ndaj idesë së daljes së Britanisë së Madhe në fillim të vitit 2020, ndërsa nga Pallati i Elizesë janë kërkuar garanci që çdo shtyrje e mundshme nuk do të cënojë veprimtaritë e Bashkimit Europian.

Në çdo variant, gjasat që vendi të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare europiane të fundmajit janë të larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?