Befason analisti serb: Vuçiç jo i çmendur, do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Pas heqjes së barrikadave në veri, do të ketë një rregullim të marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë? Analisti serb Dusan Janjiç, thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të jetë i detyruar ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi nuk mund të dalë kundër të gjithëve.

Janjiç thotë se Serbia duhet të pranojë realitetin dhe realiteti është që Kosova është nën pushtetin e Prishtinës.

“Më e rëndësishmja është të harmonizosh qëndrimet e të dyja palëve, për një integrim evropian dhe euroatlantik. Vuçiç është president, politikan, do luajë lojën e tij, por nuk është i çmendur. Ai nuk do të shkojë kundër botës, NATO-s dhe BE-së. Këto janë mundësitë për Serbinë”, u shpreh analisti serb.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?