Befason shkencëtari kinez dhe nxit një debat të madh: Covid mund të ketë origjinën nga njerëzit
Që prej vitit 2019, bota u ndryshua nga pandemia e Covid-19. Por deri më sot, nuk ka një provë finale sesi lindi dhe u përhap ky virus në mbarë botën.
”Sekuencat gjenetike të mostrave virale të marra nga tregu i ushqimeve të detit Huanan në Wuhan që mendohet të jetë vendi i origjinës së pandemisë ishin “pothuajse identike” me ato të pacientëve të infektuar me koronavirus, duke sugjeruar se Covid-19 mund të ketë origjinën nga njerëzit”, tha Tong Yigang nga Universiteti i Teknologjisë Kimike në Pekin.
Ai gjithashtu tha se nuk kishte ende prova të mjaftueshme për të mbështetur studimet e fundit që kishin sugjeruar që qentë rakun ishin origjina e virusit Covid-19. Një studiues i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Zhou Lei, bëri thirrje për bashkëpunim shkencor global në gjurmimin e origjinës së virusit, duke thënë se vendi ku u zbulua për herë të parë Covid-19 nuk ishte domosdoshmërish ku ka lindur.
KOHA JONË SONDAZH

