Bëhuni gati, po vjen eklipsi më i gjatë hënor i shekullit

Të premten, më 27 korrik, pritet të ndodhë eklipsi më i gjatë hënor që ka ndodhur në shekullin e 21-të, i cili pritet të shtrihet në pjesën më të madhe të Evropës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe në një pjesë të Amerikës së Jugut.

Ky do të jetë eklipsi i dytë i përgjithshëm hënor që ndodh gjatw këtij vit, pasi i pari u zhvillua më 31 janar dhe zgjati tre orë e 23 minuta. Ndërsa ky eklips hënor parashikohet të zgjasë rreth katër orë duke e bërë atë eklipsin më të gjatë hënor të këtij shekulli.

Gjatë këtij eklipsi Toka do të kalojë përmes Diellit dhe Marsit duke bërë që planeti i kuq të na ofrojë pamjen më të mirë që kemi nga ky planet prej 15 vjetëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?