Beleri jo i vetëm, një grua e ”burgosur” merr votat dhe zgjidhet eurodeputete
Fredi Beleri edhe pse ndodhet në burg u zgjodh eurodeputet. Një grua, aktiviste italiane, e cili ndodhet në arrest shtëpie ka marrë votat për t’u bërë pjesë e Parlamentit Evropian.
39-vjeçarja llaria Salis është në gjyq në Hungari për sulmin e dyshuar të neonazistëve. Ajo shpreson për imunitet sipas ligjit të BE-së pasi u zgjodh në Parlamentin Evropian, raporton BBC.
llaria Salis ishte një kandidate për partinë e të Gjelbërve dhe Aleancës së Majtë të Italisë (AVS), e cila fitoi 6.7%.
“Ne kemi pasur gjashtë eurodeputetë të zgjedhur dhe mes tyre është Ilaria Salis”,-thotë Nicola Fratoianni, një nga drejtuesit e partisë. “Tani ne duam Ilaria këtu në Itali – e lirë dhe me imunitet, e gatshme për të kryer mandatin e saj”.
KOHA JONË SONDAZH

