Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër i Francës
Hollande në një deklaratë në Twitter është shprehur: “Kam emëruar Bernard Cazeneuve si kryeministër të vendit dhe i kam dhënë atij detyrën për formimin e qeverisë së re.”
Kryeministri i Francës, Manuel Valls, i ka dorëzuar sot dorëheqjen Presidentit të vendit François Hollande, pasi deklaroi dje se do të jetë kandidat për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Hollande në një deklaratë në Twitter është shprehur: “Kam emëruar Bernard Cazeneuve si kryeministër të vendit dhe i kam dhënë atij detyrën për formimin e qeverisë së re.”
Kryeministri Valls deklaroi dje nga qyteti Evry, vend ky ku Valls ka shërbyer si kryetar bashkie, se do të garojë për president në zgjedhjet e ardhshme. Valls në fjalën e tij theksoi se është e rëndësishme të bëhet e pamundura “për të bashkuar të majtën e copëtuar.”
Rruga për kandidaturën e Valls u hap pas deklaratave të Hollande më 1 dhjetor se nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Sipas sondazheve popullariteti i Hollande-s kohët e fundit ka rënë deri në më pak se 10 për qind, ndërsa popullariteti i Vallas thuhet se ka një rritje.
Aplikimet për kandidat në Partinë Socialiste të Francës duhet të bëhen deri më 15 dhjetor, ndërkohë më 22-29 janar kjo parti do të fillojë punën për përcaktimin e kandidatit.
Partia e Republikanëve në Francë e cila njihet si një parti e qendrës, përcaktoi dy javë më parë Françoi Fillon si kandidat për zgjedhjet presidenciale. Fillon është ish-kryeministër i Francës. Zgjedhjet presidenciale në Francë do të zhvillohen në dy raunde, më 23 prill dhe më 7 maj 2017.
Kandidatët më të favorshëm në këto zgjedhje duket se janë kandidati i qendrës së djathtë, Fillon dhe i të djathtës radikale, Partisë Fronti Kombëtar, Marine Le Pen. -AA
KOHA JONË SONDAZH

