Beto O’Rourke nis rrugëtimin për President i SHBA
Ish-kongresmeni i Teksasit, Beto O’Rourke deklaroi publikisht se do të kërkojë emërimin demokrat për kandidat në presidencialet e 2020-tës, duke i dhënë fund kështu muaj të tërë spekullimesh mbi vendimin e tij.
Ylli në rritje i demokrateve fitoi popullaritet në shkallë kombëtare me betejën e gjatë zgjedhore kundër senatorit amerikan, Ted Cruz, vitin e kaluar. ”Jam shumë krenar për atë së çfarë është dhe përfaqëson El Paso”, tha ai per stacionin televiziv KTSM. “Kjo është arsyeja kryesore përse do të kandidoj”.
46 vjeçari i shtohet kështu listës së demokratëve që synojnë kandidimin për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. O’Rourke, ish anëtar i Kongresit për tre mandate, synon të përfitojë nga nami që fitoi ne garën për Senatin amerikan. Ai radhitej shumë poshtë kur vendosi të sfidojë republikanin Ted Kruz në Teksasin kryesisht konservator, por shpejt dëshmoi aftësi për të mbledhur turma të mëdha dhe të mbledhë para nga votuesit në shkallë vendi.
KOHA JONË SONDAZH

