Biden në Europë në 24 shkurt, a do e vizitojë Ukrainën?
Presidenti amerikan Joe Biden po shqyrton një vizitë në Europë rreth 24 shkurtit, në përvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, raporton NBC.
Një korrespodent i rrjetit të lajmeve tha se Polonia është një nga disa vende që po shqyrtohen për udhëtimin.
Zyrtarët amerikanë kanë diskutuar për shpalljen e një pakete tjetër të madhe ndihme ushtarake në të njëjtën kohë, sipas NBC.
Lajmi vjen pas vendimit të djeshëm të Amerikës për të dërguar tanke 31 M1 Abrams në Ukrainë.
KOHA JONË SONDAZH

