Bie papunësia në SHBA – Rekord 49 vjeçar në 3.7%, por punësimi në ngadalësim

Hapi i punësimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar por kjo nuk ka penguar që papunësia të bjerë pranë nivelit më të ulët të 49 viteve të fundit, në vetëm 3.7%. Të dhënat janë zyrtare dhe i referohen muajit Shtator.

Departamenti i Punës flet kështu për 134 mijë vende të reja pune gjatë muajit në sektorin jo-bujqësor. Kjo është norma më e ulët në një vit, por që është rrjedhojë e një tregu pune thuajse në kapacitet të plotë.

Ekonomia amerikane nuk ka më nevojë të krijojë aq shumë vende pune. Të dhënat e Korrikut dhe Gushtit ndërkohë janë rishikuar ndjeshëm në territor pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekonomia duhet të krijojë 120 mijë vende të reja pune në muaj në mënyrë që të mbajë ritmin e rritjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngadalësimi i hapit të punësimit, sipas ekspertëve, mund të jetë rrjedhojë e uraganit Florence.

Të dhënat nuk e ndalin dot Rezervën Federale nga rritja e mëtejshme e normave të interesit. Pritet që institucioni të ndërhyjë të paktën edhe një herë gjatë këtij viti në kahun shtrëngues të politikave monetare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?