Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein-in
Bill Clinton thotë se nuk pa asgjë dhe nuk bëri asgjë të gabuar në lidhje me marrëdhënien e tij me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein, gjatë fjalës së tij hapëse para ligjvënësve amerikanë.
Ish-presidenti i Amerikës, shton se nëse do të kishte pasur dijeni për krimet e Epstein, do ta kishte denoncuar vetë te autoritetet. Ai kritikoi gjithashtu komisionin hetimor për thirrjen e bashkëshortes së tij, Hillary Clinton, për të dëshmuar, duke argumentuar se ajo nuk kishte “asgjë të bënte” me Epstein.
Emri dhe imazhet e ish-Presidentit janë përfshirë në dosjet e lidhura me Epstein, ndërsa Clinton ka pranuar më herët se ka udhëtuar me aeroplanin e tij. Megjithatë, ai ka mohuar çdo dijeni për krimet e Epstein dhe nuk ka asnjë sugjerim se përmendja e tij në dokumente nënkupton shkelje ligjore.
KOHA JONË SONDAZH

