Bllokohet ura Tower në Londër
Ura e famshme Tower në Londër ka ngecur në pozicionin e saj të hapur për herë të dytë në një vit për shkak të një defekti teknik, duke shkaktuar bllokime të mëdha trafiku në të dy anët e lumit Thames.
Korporata e qytetit të Londrës, pronare e urës, njoftoi se po punojnë për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur.
Fotografitë e urës 127-vjeçare, një nga disa ura që lidhin veriun dhe jugun e kryeqytetit britanik, tregojnë dy gjysmat e një kolone të ngritur dhe të automjeteve në të dyja anët. Ura ishte e bllokuar për më shumë se tre orë dhe problemi u shfaq rreth orës 6 pasdite.
Ura hapet rreth 800 herë në vit për të lejuar kalimin e anijeve të mëdha, dhe koha e hapjes është rënë dakord 24 orë paraprakisht.
KOHA JONË SONDAZH

