Bombardimi i maternitetin, Klitschko: Po vdesin me dhjetëra fëmijë, duke ikur nga lufta

Wladimir Klitschko vëllai i kryebashkiakut të Kievit, dënon ashpër bombardimin e maternitetit të Mariupolit nga forcat ruse ditën e sotme.

“Po më dhemb zemra. Po vdesin me dhjetëra fëmijë. Po vdesin në shtëpitë e tyre dhe duke iu larguar luftës”, thotë Klitschko në një video të postuar në Facebook.

“Këto janë rezultatet e operacioneve speciale të Putinit. Kur nuk vret engjëjt e vegjël, vret prindërit e tyre, gjyshërit dhe i shkatërron shtëpitë e shkollat. Sulmi ndaj fëmijëve është sulm ndaj jetës dhe ndaj vetë qytetërimit”, theksoi Klitschko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?