Bombë makinës së pronares së televizionit, detajet e para pas shpërthimit

Rreth orës 8 e 30 në mëngjes, është dëgjuar një shpërthim i fortë, që sipas burimeve të agjencisë së lajmeve ‘tanjug’, ishte një shpërthim i një makine në rrugë “Ljutice Bogdan”. Sipas ‘tanjug’, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa makina është shkatërruar plotësisht.

Siç bëhet e ditur makina të cilës i është vendosur bomba, është në pronësi të drejtueses së televizionit serb ‘Tv Pink’, Dushica Jakovljeviç, transmeton Gazeta Express.

Shpërthimi ka ndodhur në një parking, në afërsi të stadiumit të ekipit të klubit Cervena Zvezda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe disa makina në afërsi dhe dritaret e disa ndërtesave në afërsi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë zjarrfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vend ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?