FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bora e prillit zbardh Europën, probleme në Serbi e Bosnje

Moti i ftohtë dhe bora e ashtuquajtur pranverore kanë përfshirë një pjesë të mirë të Europës.

Dimri me reshje shiu e bore dhe temperatura të ulëta është rikthyer në Zvicër, në disa pjesë të Gjermanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Rumanisë.

Përpos peshës së madhe mbi lulet e celula të pemeve, bora ka shkaktuar probleme edhe me qarkullimin dhe energjinë elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth një mijë shtëpi mbetën në errrësirë në Karkiv të Ukrainës dhe dhjetëra persona u plagosën në Poprad të Sllovakisë si pasojë e aksidenteve rrugore nga ngricat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshjet e borës kanë mbuluar edhe disa zona të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Në Sarajevë bora ka arritur deri në një metër.

Shumë rrugë janë bllokuar teksa transporti urban ka hyrë në kaos.

Më shumë se 1,000 banesa kanë mbetur pa energji elektrike në komunën e Lubovisë në veri të Serbisë teksa kreu i kësaj komune ka kërkuar ndihmë urgjente nga qeveria pasi moti ka shkatërruar 500 shtylla elektrike.

Dëmët më të mëdha të kësaj bore të ardhur në mes të prillit janë në fushën e bujqësisë. Fermerët thonë se kanë shkatëruar plantacione të mëdhe me fruta dhe perime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?