Bota në rrezik? Nëse Trump “humbet” mendjen, ja si shkarkohet nga detyra

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ndoshta edhe pa dëshirën e tij, me fitoren e tij ka përçuar shqetësim tek politika e jashtme, e si rrjedhojë tek lufta e paqja. Në të gjithë botën -thotë CNN, miliarda njerëz i druhen asaj që do të nënkuptojë presidenca e Trumpit. Por, megjithatë, sipas analistit të medias amerikane Tom Rogan, politika e jashtme e Trumpit do të jetë shumë më e qëndrueshme nga çmendohet.

Ai thekson se prioritetet e tij kanë ndryshuar. Deri më tani shumë prej mbështetësve të biznesmenit nuk u ka interesuar shumë lidhur me njohuritë e tij globale por dinamikat tani kanë ndryshuar dhe Trumpi e di se pesha e një bote të lirë do t’i bie shumë shpejt në shpatulla. Dhe ai e di se nëse do të dështojë, emri i tij do të njolloset një herë e përgjithmonë në librat e historisë.

Tani ai do të ketë mundësinë të depertojë në sekretet më të thella të inteligjencës. Mund të informohet për programet e klasifikuara si “top secret”, mbi burimet dhe metodat me të cilat qeveria siguron informacionet. Por më e rëndësishmja është se do të zbulojë natyrën e vërtetë e të errët të kundërshtarëve të tillë si Irani, ISIS-i, Kina e Rusia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket Rusisë në veçanti, Trump ka gjasa të vlerësojë me skepticizëm të dhënat që do t’i ofrohen për shkak të pëlqyeshmërisë ndaj Vladimir Putinit. Rusët duan ta përdorin atë, sipas analistit, dhe ai do ta kuptojë këtë shumë shpejt. Dhe pikërisht atëherë retorika e tij kundrejt Moskës do të fillojë t’i humbasë gradualisht tonet miqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa shqetësohen se republikani mund të nxisë ndonjë luftë bërthamore, por përveçse në rastin kur do të ekzistonte një kërcënim real për vendin, ai nuk do të mundej. Kjo pasi autoriteti i komandës kombëtare i nënshtrohet kontrolleve të shumëfishta dhe një regjimi prej 2 personash.

Në rastin më të keq nëse Trump do të humbiste mendjen, kabineti do të aktivizonte amendamentin e 25 duke e shkarkuar nga detyra. E ndërsa mundësia e zhvillimeve dramatike në politikën e jashtme të Trumpit është gati e pamundur, e sigurtë është se ajo do të jetë e paparashikueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?