Brazili ndërton statujën e re gjigande të Krishtit

Një statujë e re gjigande e Krishtit është duke u ndërtuar në jug të Brazilit, që do të ngrihet akoma më lart se monumenti i famshëm i “Krishtit Shërues” me pamje mbi Rio de Janeiro. Koka dhe krahët e hapura u shtuan kësaj jave statujës së re, e cila është duke u ndërtuar prej vitit 2019 në qytetin e Encantado.

Inaugurimi i monumentit pritet të bëhet këtë vit, sipas shoqatës së Miqve të Krishtit. “Është një ditë celebrimi, devorshmërie”,- thotë Gilson Conzatti, këshilltar bashkiak, i biri i Adroaldo Conzatti, politikani që dha i pari idenë.

Conzatti i vjetër, ka qenë më parë kryebashkiak i qytetit por vdiq në mars nga komplikacionet e Covid-19. Statuja e re do të quhet “Krishti Protektori” dhe do të ngrihet 43 metra e lartë megjithë pedestalin e tij, duke e bërë një prej statujave më të larta të Krishtit me krahë të hapura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo do të jetë e gjerë 36 metra nga njëra dorë te tjetra dhe do të ketë një ashensor të brendshëm dhe një platformë vështrimi afër majës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?