Britania nis varrimet e materiale radioaktive në parqet kombëtare
Zyrtarët e Britanisë së Madhe mund të fillojnë së shpejti varrosjen e mbetjeve radioaktive në disa prej parqeve kombëtare dhe zonave me bukuri natyrore të rralla, sipas planeve të reja të mbështetura nga qeveria.
Mbetjet bërthamore aktualisht janë duke u ruajtur në objektet mbi tokë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por shpresohet se varrime të thella gjeologjike do të ofrojnë një zgjidhje afatgjatë për problemin e mbetjeve në rritje.
Planet u publikuan në janar, por tani janë mbështetur nga deputetët e komisionit për Energjinë dhe Strategjinë Industriale (BEIS).
Zonat e raportuara në konsideratë janë parku nacional i “Lake District”, i cili ndodhet pranë uzinës së ripërpunimit Sellafield në Cumbria.
Deputetët dhe kryetarja e komisionit Rachel Reeves thanë se grupi kishte vendosur kundër përjashtimit të parqeve kombëtare nga vendet e mundshme të varrimit. “Është e drejtë që çështjet e sigurisë të mbizotërojnë mbi shqetësimet mjedisore në këtë rast,” tha ajo.
Punimet e varrimit thuhet se përfshijnë ndërtesat dhe tunelet që mund të vendosen mbetjet në thellësi të tokë, por kundërshtarët kanë frikë se do të shkaktojnë dëme të mëdha në peisazhin përreth.
Caroline Lucas, deputeti i Partisë së Gjelbër, e ka quajtur planin për të varrosur mbeturinat në disa nga zonat më piktoreske të Mbretërisë së Bashkuar si “të egër”. “Shqetësimet mbi të cilat komunitetet duhet të mbajnë këtë material toksik na sjellin të gjithë para turpit“, i tha Lucas, Guardian.
KOHA JONË SONDAZH

