FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Charlie Hebdo në gjermanisht, “tallet” me Merkelin

Në botimin e saj të parë në gjermanisht, revista satirike franceze ka përqeshur përmes një karikature kancelaren gjermane Angela Merkel. Në faqen e parë të revistës shfaqet portreti i kancelares e cila kërkon mandatin e saj të katërt.

Redaksia ka vendosur që të zgjerohet dhe për këtë ka zgjedhur Gjermaninë pasi që ky shtet ka treguar mbështetjen më të madhe për “Charlie Hebdo” pas sulmeve në janar të vitit 2015.

Në numrin e parë të botuar pas sulmit terrorist, janë shitur 70 mijë kopje në Gjermani. Numri i parë në gjermanisht ka një tirazh të madh prej 200 mijë kopjesh. “Charlie Hebdo” është revista që u bë protagoniste e sulmit famëkeq të Parisit, ku humbën jetën 8 gazetarë të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?