FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

CIA: Ja si Rusia ndihmoi Trump të bëhej President i SHBA-së

“Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar kandidatin e Republikanëve, Donald Trump, që të zgjedhet President”, shkruan gazeta amerikane Washington Post.

Sipas agjencisë amerikane të inteligjencës e njohur si CIA, e cila sipas gazetës ka pranuar se ka pasur një ndikim në fitoren e Trump, dora e Rusisë. The Washington Post shkruan se,” agjencitë e inteligjencës kanë identifikuar individë që kanë lidhje me qeverinë ruse, të cilët kanë hakuar mesazhet elektronike (email-a) të kampit Demokrat dhe madje edhe mesazhet nga Konventa Nacionale e Demokratëve, përfshirë edhe udhëheqësin e kampanjës presidenciale të Hillary Clinton, dhe këto mesazhe ia kanë dhënë WikiLeaks-it”.

Këta janë persona të njohur për komunitetin e shërbimeve të inteligjencës, dhe ata kanë qenë pjesë e operacionit të gjerë rus për ta ndihmuar Trump-in dhe zvogëluar shanset e Clinton për të fituar zgjedhjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është vlerësim i komunitetit të inteligjencës që qëllimi i Rusisë këtu ishte të favorizonte një kandidat përkundrejt tjetrit, të ndihmohet Trump të zgjedhet”, citon gazeta zyrtarë të lartë të SHBA-ve, duke vazhduar citimin se “kemi një konsensus në këtë pikëpamje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

CIA, sipas “The Washington Post”, u ka thënë senatorëve se tani “është bukur e qartë”, se zgjedhja e Trump-it ishte qëllimi i Rusisë. Në tetor qeveria e SHBA-ve zyrtarisht kishte akuzuar Rusinë për një kampanjë të sulmeve kibernetike kundër Partisë Demokratike para zgjedhjeve të tetë nëntorit.

CIA nuk ka pasur deri më tani asnjë reagim mbi artikullin e Washington Post. Trump ka thënë se ai nuk është i bindur se Rusia qëndron pas sulmeve kompjuterike. Sipas burimeve të gazetës amerikane “hakerët janë një hap larg qeverisë ruse, jo tamam punëtor të qeverisë”.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?