Clinton do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore , thotë ish-politikani gjerman
Hillary Clinton do të kishte më shumë gjasë të shkaktonte Luftë të Tretë Botërore sesa Donald Turmp, thuhet sipas një ish-politikani gjerman.
Politikanët përreth botës u tronditën me fitoren historike të Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA të martën.
Republikani siguroi 290 vota nga kolegji elektoral – që do të thotë se ai siguroi edhe Shtëpinë e Bardhë – pavarësisht se humbi votat popullore prej rreth dy milionë.
Sidoqoftë, sipas Willy Wimmer, ish-Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes, bota shmangi një plumb duke e zgjedhur Trumpin në vend të gruas me më shumë eksperiencë në politikë, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se me Hillary Clinton si presidente, një luftë e tretë botërore do të ishte në prag – ndërsa me Trump do të parandalohet një e tillë.
Ai tha: “Isha aq i lehtësuar, si kurrë më parë, sepse kam pasur një ndjenjë se ky vendim na shpëtoi nga një luftë e madhe”.
“Besoj se Presidenti i ri amerikan, ndryshe nga kundërshtari i tij, është gati për një bashkëpunim të arsyeshëm, praktik dhe të besueshëm me vendet e tjera të botës – dhe kjo më jep shpresë”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

