Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 12:01 Rama njofton ndryshime në skemën e bebeve: Mbështetje për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, po mban fjalën e tij në Asamblenë e PS-së së Tiranës. Gjatë fjalës, kreu i qeverisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çmimi i Paqes i Dresdenit pas vdekjes për Aleksej Navalnin

Bota E diel, 12 Maj 2024 13:26
Çmimi i Paqes i Dresdenit pas vdekjes për Aleksej Navalnin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të gërmosh në plagët e diktaturës ruse: Kritiku i njohur i Kremlinit, Aleksej Navalni nderohet pas vdekjes me Çmimin e Paqes të Dresdenit, një çmim prestigjioz në Gjermani.

Nderim nga Gjermania për Aleksei Navalnin. Për vetë Navalnin nderimi erdhi shumë vonë. Më 16 shkurt të këtij viti kritiku i Kremlinit i njohur në shkallë ndërkombëtare ndërroi jetë në një kamp të burgosurish në Siberi, jo larg rrethit polar në rrethana të pasqaruara. Tani në Dresden atij i jepet një nderim me çmimin e njohur të Paqes të Dresdenit. Çmimi me 10.000 euro në vlerë e merr të dielën (10.05.)për të e veja, Julia Navalnaja. Fjalimi i nderimit vjen nga ish-presidenti gjerman, Joachim Gauck, që pas lajmit të vdekjes e nderoi atë me fjalët se, Navalni është “ikonë e rusëve të ndershëm”. Anëtarë të Asamblit Shtetëror të Aktorëve të Dresdenit prezantojnë fjalimet e Aleksei Navalnit para gjyqit.

Julia Navalnaya dhe Alexei NavalnyFotografi: Sefa Karacan/AA/picture alliance

Një bloger me sens humori

Navalny, lindur në vitin 1976, luftoi për vite me radhë kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes në Rusi duke u bërë i njohur në botë- Ai mbijetoi para disa vitesh një atentat me helm kundër tij, por vendosi të kthehej megjithatë në vendlindje. Si bloger, Navalni me sensin e humorit të hollë tërhiqte miliona vetë, por sidomos ruset e rusët e rinj. Ai luftoi kundër korrupsionit dhe kundër qeverisë së Vladimir Putinit duke bërë armiq të fuqishëm. Kremlini bëri ç’ishte e mundur për ta mbajtur atë larg nga politika. Megjithatë Navalni ia doli të organizonte në të gjithë vendin mbështetësit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Julia Nawalnaja do të vazhdojë protestën kundër PutinitFotografi: AP Photo/picture alliance

Biznesmen, avokat, politikan

Navalni e filloi karrierën si avokat dhe biznesmen. Në fund të viteve 90-të ai u angazhua me partinë liberale të majtë, Jabloko, por u përjashtua në vitin 2007, për shkak të konflikteve me lidershipin e partisë, edhe pse ai kishte qëndrime nacionaliste. Në këtë kohë, Navalni ishte aktiv në një lëvizje nacionaliste, e për këtë arsye ishte i kontestuar në disa qarqe të opozitës.
Por për reagime në botë u bë shkak atentati me helmim në vitin 2020. Navalni u soll në Berlin, ku ai u trajtua me sukses në spitalin Charite dhe e mbijetoi sulmin. Për sulmin ai bëri përgjegjës personalisht shërbimin e brendshëm sekret rus dhe Putinin. Pas shërimit Navalni vendosi të kthehej në Rusi. Por sapo mbërriti në Aeroportin e Moskës au u arrestua dhe më vonë u dënua me 19 vite burgim. Në dhjetor 2023, Navalni për disa javë u zhduk, më vonë u bë e njohur, se ai ndodhej në një kamp në veri të Siberisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I fuqishëm në fjalë para gjyqit

Navalni ishte ankuar gjithmonë për shkeljen e të drejtave të tij në burg. Senacat gjyqësore, Navalni i përdori deri në fund për të ushtruar me gjuhë të fortë kritikën e ashpër të tij kundër sistemit autoritar të Putinit dhe kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Aleksej Navalni zhvilloi një luftë ta pabarabartë. Pak javë pas vdekjes së tij, Putini vetë madje konfirmoi, se pak para vdekjes kishte pasur përpjekje për këmbim të burgosurish. Pse kjo nuk u bë dhe nëse ky pretendim qëndron nuk dihet.
Regjimi rus i lufton me brutalitet kritikët

Mund t'ju interesojë

Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re

Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re

Para 39 minutash
Harku triumfal i Trump bllokohet sërish nga një gjyqtare federale

Harku triumfal i Trump bllokohet sërish nga një gjyqtare federale

Para 2 orësh
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Para 3 orësh

Edhe pas vdekjes së Navalnit, regjimi rus vazhdon të luftojë me brutalitet të madh kritikët e sistemit. Përkrahës në Britaninë e Madhe u shprehën të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të një kolegut të Navalnit, Vladimir Kara-Mursa. 42 vjeçari u dënua në prill me 25 vite burg për shkak të “tradhtisë së lartë”-më parë në një fjalim në SHBA ai e kishte akuzuar Rusinë për “krime lufte” në Ukrainë. Ky dënim ka qenë dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë për kritikë të Putinit. Familja e avokatët e Kara-Mursa kanë bërë të ditur, se paralelisht me fatin e Navalnit, shërbimet sekrete ruse janë përpjekur të helmojnë Kara-Mursan. Që atëherë ai ka probleme të rënda shëndetësore.

Nderim pas vdekjes së NavalnitFotografi: Sven Hoppe/dpa/picture alliance

“Navalni u bë rrezik për Putinin”

Në fjalën e jurisë për çmimin e Paqes nga Dresdeni, thuhet, se “Navalni gërryente gjithmonë plagët e diktatirës ruse dhe u bë rreziku më i madh për Putinin dhe sistemin e tij. Për këtë arsye ai ishte një i burgosur politik, vdekja e tij të cillit është reprezentative për njerëz të panumërt që angazhohen për lirinë dhe demokracinë.” Çmimin e jep shoqata “Miqtë e Dresdenit, Gjermani”, një çmim që përvit përkujton shkatërrimin e Dresdenit nga bombardimet e aleatëve më 13 shkurt 1945. Me këtë çmim shoqata kërkon të veprojë kundër përvetësimit të këtij përvjetori nga ekstremistët e djathtë.

Pas vdekjes së Navalnit, bashkëshortja e tij është vendosur në fokus të opinionit. Më 16 shkurt, menjëherë pas vdekjes së Navalnit, ajo bëri thirrje në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që të nxirret Putini para përgjegjësisë. Ai dhe ndihmësit et ij duhet të “ndëshkohen për atë që i kanë bërë vendti tonë, familjes sime dhe bashkëshortit tim”. Në fillim të majit u bë e ditur, se Deutsche Welle nderon me “Çmimin e Lirisë së Fjalës” Julia Navalnajan, çmimi ndahet në qershor. Çmimin e Paqes të Dresdenit që jepet nga viti 2010 e kanë marrë ndër të tjerë edhe ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbatçov, që ka ndërruar jetë dhe dirigjenti Daniel Barenboim.

DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama njofton ndryshime në skemën e bebeve: Mbështetje për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara
Para 10 minutash

Rama njofton ndryshime në skemën e bebeve: Mbështetje për nënat që kujdesen për fëmijët me aftësi të k...

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 19 minutash

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Rama për Veliajn: Shpresoj të kuptojë se po gabon me mua dhe Partinë Socialiste
Para 29 minutash

Rama për Veliajn: Shpresoj të kuptojë se po gabon me mua dhe Partinë Socialiste

Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re
Para 39 minutash

Samiti i Shenzhenit: Europa kundër një Yalta të re

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 12 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 15 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 17 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 13 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.