Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:14 Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje” Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë. Për 12…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

COVID-19 në Gjermani, kufizimet e pjesëshme shtyhen deri në janar

Bota E enjte, 3 Dhjetor 2020 14:22
COVID-19 në Gjermani, kufizimet e pjesëshme shtyhen deri në janar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kursi që po ndjek Gjermania kundër pandemisë së koronavirusit me ndalimin e rreptë të kontakteve si dhe me mbylljen e institucioneve kulturore dhe argëtuese do të vazhdojë deri më 10 janar.

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve vendosën, që të shtyhen masat kufizuese për popullsinë për shkak të pandemisë. Këtë e komunikoi kancelarja pas konsultimeve që zgjatën pesë orë me kryeministrat e landeve (02.11). Në konferencën e shtypit Merkel deklaroi, se „Parimisht gjendja mbetet siç është tani”. Më 4 janar kryeministrat e landeve do të konsultohen sërish me kancelaren, për të gjykuar mbi hapat e mëtejshëm. Kufizimet e pjesëshme në fuqi që nga nëntori u shtynë javën e kaluar deri për më 20 dhjetor. Qëllimi i këtyre masave është, që të ulet indikatori i 7 ditëve të infeksioneve të reja nën 50 për 100.000 banorë, theksoi kancelarja. „Në përgjithësi jemi ende larg kësaj norme”, tha ajo. Ndërkohë ka „një numër të lartë vdekjesh – çdo ditë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë

Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë

Para 1 ore
Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Para 3 orësh
Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përb...

Para 3 orësh

Gjendja është e „papranueshme”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder tha: „Ne nuk mund ta pranojmë kështu këtë situatë”. „Eshtë e rëndësishme dhe e drejtë, që t‘i shtyjmë deri më 10 janar masat me kufizime të pjesshme”. Söder madje sinjalizoi mundësinë për kufizime edhe më të forta. Në varësi nga zhvillimi i pandemisë duhet të shqyrtohet, nëse në vende të caktuara „duhet vepruar qartazi dhe me konsekuencë edhe më në detaje”. Ndër masat kufizuese janë ndalimi i kontakteve, mbyllja e lokaleve, e institucioneve kulturore dhe sportive si dhe kufizimi i udhëtimeve.

Përgatitje intensive për vaksinën

Federata dhe landet duan të përgatiten për fillimin e shpejtë të vaksinave ndaj koronavirusit. Licencimet e para të vaksinave në BE mund të fillojnë në fund të dhjetorit, tha Merkel. Ndaj është e rëndësishme, që përgatitjet të vazhdojnë në shkallë të gjerë. Në lande po bëhen pëpjekje të mëdha për krijimin e qendrave përkatëse të vaksinimit. Kjo shoqërohet me një „rakordim të hollësishëm” në përcaktimin e rendit të vaksinimeve nga një komision i përhershëm. Mbi këtë bazë Ministria e Shëndetësisë do të nxjerrë një rregullore, shpjegoi kancelarja.

Instituti Robert Koch-Institut (RKI) brenda 24 orëve të fundit njoftoi për 487 raste vdekjesh nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu në Gjermani vazhdon të ketë shumë të infektuar. Gjatë ditëve të fundit ka pasur një rënie të ulët të infeksioneve të reja, por efekti i shpresuar prej kufizimeve të pjesëshme ende nuk është ndjerë./ DW

Etiketat e lidhura

Covid-19GjermaniaKufizimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”
Tani

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United
Para 8 minutash

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë
Para 20 minutash

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari
Para 24 minutash

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 22 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 15 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.