FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daçiç: Serbia e përkushtuar për dialog të sinqertë me Prishtinën

Placeholder Image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi sot se Serbia është e përkushtuar për dialogun me Prishtinën, nën përkujdesjen e BE-së. I pranishëm në një takim ministror të OSBE-së në Hamburg ai shprehu posaçërisht përkushtimin në zbatimin e marrëveshjeve që ndërlidhen me krijimin e Asociacionit të Komunave serbe.

“Vlerësojmë se një dialog i hapur dhe i sinqertë është rruga e vetme drejt përmirësimit të jetës së përditshme të çdo qytetari në Kosovë”, tha Daçiç.

Ndër të tjera ministri i Jashtëm serb pohoi se Serbia është e përcaktuar strategjikisht për integrimet evropiane dhe para së gjithash është e “interesuar për zhvillimin e mëtejmë të stabilitetit rajonal përmes dialogut, paqes dhe pajtimit”.
/BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?