Daçiç: SHBA mbështet dialogun Beograd-Prishtinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë zgjidhje të re për Kosovën, por se kanë ndryshuar qasjen dhe se kanë “hapur derën” për kërkimin e një zgjidhje të re të kompromisit.

“Kjo do të thotë se kanë hapur derën për kërkimin e një zgjidhje të re të kompromisit për të cilën SHBA-të nuk kanë qenë të gatshëm në vitet e kaluara, meqë konsideronin se kjo çështje është e mbyllur. SHBA-të fuqishëm mbështesin dialogun dhe këmbëngujet tona janë që të arrihet deri te kompromisi. Ky është një ndryshim i madh”, u tha Daçiç gazetarëve në Beograd.

Ministri serb tha se politika amerikane ndaj Serbisë dhe Kosovës deri tani ka qenë në “autopilot”, por se ajo është ndryshuar me ardhjen e ndihmësit të ri të sekretarit shtetëror të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Ves Mitchel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se nuk ka kurrëfarë gjasash që procesi i negocimit të përfundojë me dhënien e ulëses për Kosovën në OKB ose njohjen e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori i SHBA-ve në Serb, Kyle Randolph Scott, u tha gazetarëve se qëndrimi amerikan ka qenë dhe ende është që zgjidhja stabile lidhur me Kosovën doemos duhet të gjendet përmes negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?