Dalai Lama: Do ta vizitoj Trumpin
Lideri shpirtëror tibetian, Dalaj Lama në fillim të vitit të ardhshëm do të vizitojë presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump.
Dalaj Lama gjatë vizitës së tij 4-ditore në Mongoli deklaroi se “mendon se në SHBA ekzistojnë probleme, prandaj do të vizitojë presidentin e ri amerikan”.
Theksoi gjithashtu se “nuk e ka shqetësuar retorika e Trumpit gjatë fushatës presidenciale” dhe se “kombi amerikan është udhëheqës në botën e lirë”.
Dalaj Lama paralajmëroi se do të vizitojë Trumpin pasi në janar të vitit 2017 të inagurohet në postin e presidentit të SHBA-ve, raporton AA.
Ish-presidenti amerikan Barack Obama gjatë tetë viteve katër herë është takuar me udhëheqësin shpirtëror tibetian.
Nobelistin të cilin Pekini zyrtar e konsideron “separatist” ndërsa ai thekson se “vetëm dëshiron autonomi për atdheun e tij të Himalajeve, Tibet”.
KOHA JONË SONDAZH

