Dashuri në kohë lufte! Ushtari ukrainas emocionon të dashurën në frontin e betejës, e propozon për martesë

Një video emocionuese po bën së fundmi xhiron e rrjetit, ku një ushtar ukrainas i gjendur në frontin e luftës i propozon për martesë vajzës së zemrës.

Teksa vajza ushtare është duke kryer stërvitje me armë ai ulët në gjunjë, me unazën në duar dhe e fton të afrohet. Nga pamjet shihet qartë entuziazmi dhe lumturia e së resë, e cila sigurisht tha ‘PO!’.

Edhe pse në një situatë aspak të zakontë, miqtë e tyre ushtarë kanë mundur të sigurojnë një buqetë të madhe me trëndafila, flakadanë me ngjyra, si dhe kanë shtënë në ajër, këtë herë për hir të dashurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?