Dasma kthehet në mort, vdes familja me 12 anëtarë që po shkonte për të marrë nusen
Një familje me 12 anëtarë ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik. Ndër viktimat është edhe dhëndri i një familjeje, e cila po shkonte të merrte nusen.
Ngjarja ka ndodhur Quang Nam, në pjesën qendrore të Vietnamit. Veç viktimave, 4 persona ngelën të plagosur në momentin që autobusi me 16 persona u përplas me një kamion të madh.
Ata ishin nisur nga shtëpia e dhëndrit për të marrë nusen ne provincën Binh Dinh gjatë orëve të para të ditës.
Dhjetë prej tyre mbeten te vdekur menjëherë, tre të tjerë, duke përfshirë edhe dhëndrin, vdiqën rrugës për në spital.
KOHA JONË SONDAZH

