Del nga burgu adoleshentja që dhunoi ushtarin (VIDEO)

Adoleshentja palestineze që dhunoi një ushtar izraelit, është liruar nga burgu gjatë ditës së shtunë. Ahed Tamimi u arrestua nga policia izraelite vitin e kaluar, pas filmimeve ku shfaqej duke shkelmuar dhe goditur një ushtar izraelit në Bregun Perëndimor.

Tamimi, atëherë 16-vjeç, u bë heroinë e palestinezëve pasi incidenti i 15 dhjetorit jashtë shtëpisë së saj, në fshatin Nabi Saleh u transmetua drejtpërdrejt në facebook nga nëna e saj dhe bëri xhiron e botës. Ajo u përball me 12 akuza, duke përfshirë sulmin e rëndë dhe në mars u deklarua fajtore, duke u dënuar me 8 muaj burg.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, tha se Tamimi ishte larguar nga burgu i Sharonit dhe kishte dalë në Bregun Perëndimor, ku familjarët e saj janë veteranë të protestave kundër një vendbanimi izraelit pranë shtëpisë së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ahed Tamimi Hits and Kicks Israeli Soldiers

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?