Dënimi qesharak i gjykatës gjermane për vrasjen e një të miture

Një gjykatë në Gjermani dënoi një emigrant me tetë vjet e gjysmë burgim për vrasjen e ish të dashurës së tij 15 vjeçe. E megjithatë ky duket një dënim qesharak pasi vrasja e një të miture u dënua vetëm me tetë vitë burg, kurse nga ana tjetër deputetët gjermanë kërcënojnë Shqipërinë për sistemin gjyqësor.

Abdul D, i cili besohet të jetë afgan, pranoi se ka therur me thikë Mia V në muajin dhjetor, në qytetin Kandel.

Prokurorët besojnë se ai ka vepruar nga xhelozia dhe hakmarrja, pasi Mia, shtetase gjermane, është ndarë nga ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti ka shkaktuar zemërim kombëtar dhe ka bërë që grupet e ekstremit të djathtë të organizojnë protesta ksenofobike, në kuadër të një fushate më të gjerë kundër migrantëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestat po ashtu kanë përfshirë qytetin lindor Çemnic, pasi një 35-vjeçar është therur për vdekje dhe dy persona, njëri nga Siria, tjetri nga Iraku, janë arrestuar në lidhje me rastin, një javë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?