Deputeti Gjana në Belgjikë thirrje shqiptarëve për zgjedhjet e 14 tetorit

Teksa më 14 tetor zhvillohen zgjedhjet komunale në Belgjikë, komuniteti shqiptarë atje, ka një mundësi për të dhënë votën.

Deputeti i vetëm shqiptar në Belgjikë, Ahmet Gjana në një lidhje me Skype për Ora News i bëri apel shqiptarëve që të votojnë kandidatët e Partisë Socialiste për këshillin komunal atje, duke fuqizuar në këtë formë rolin e shqiptarëve në Belgjikë.

GjanaNe kemi synuar të garojmë me shumë kandidatë në disa komuna të Brukselit, që pastaj të kërkojmë mandatin nga komuniteti shqiptar duke pasur parasysh edhe aktivitetin tim si deputet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi është që ne duke qenë më të përqendruar në realizimin e kërkesave të komunitetit, të arrijmë të kërkojmë edhe mandatin tek shqiptarët. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë strategji, qëllimi është që me këtë bashkëpunim që kandidatët do të kenë me mua si deputet, ne synojmë që kandidatët të jenë në kontakt me mua. Do të siguroj që të gjithë këta kandidatë të punojnë në lidhje me ato komuna, por në të njëjtën kohë të jenë më efektiv në realizimin e kërkesave të shqiptarëve. 

Në Molembeg, Partia Socialiste ka një program të gjerë. Ne kemi aty një program që i përgjigjet shtresës së ulët. Në qoftë se na besojnë banorët e Molembegut, ne do të rikthejmë arsimin e fëmijëve falas, pasi për momentin është me lek. Ne do të reduktojmë edhe tatimet që janë ngritur.

 Duam që të ketë një ndihmë sociale më të thelluar. Si dhe intensifikim për rritjen e numrit të punësimeve. 

Apeli për shqiptarët është i thjeshtë. Duke qenë se shqiptarët më kanë vlerësuar duke më dhënë mandatin, nëse e vlerësojnë punën që kam bërë, atëherë në të gjitha këto komuna ku kemi futur ata kandidatë t’i mbështesin sikur të më votonin mua. Jo për individët, por për komunitetin shqiptar dhe përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Belgjikë siç e kemi bërë gjithë këto vite siç është valëvitja e flamurit kombëtar mbi atomjumin e Belgjikës, festimin e pavarësisë së Kosovës, si dhe shumë aktivitete që ne kemi bërë. 

Në momentin që do të kemi edhe kandidatë të tjerë që do të kalojnë, do të bëjmë më shumë duke ofruar mbështetje komunale. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?