“Derrkucja” më e famshme në botë tani mund të pijë alkool
Ajo është “derrkucja” më e famshme në botë, dhe sapo ka festuar ditëlindjen e 18-të duke pirë alkool me shoqërinë. Harley Bird është aktorja që ka bërë zërin e derrkuces më të famshme në botë, Derrkuces Pepa (Peppa Pig), një rol që e mori qëkur ishte 5 vjeçe. Tashmë 18-vjeç, me një karrierë të nisur prej 13 vitesh në CV, ajo ka festuar ditëlindjen me miqtë e saj në Leeds të Britanisë së madhe. Dhe tani që i lejohet edhe me ligj, sigurisht që e ka festuar me alkool. Sigurisht që gjatë festës dikush i erdhi i maskuar me një kostum të Derrkuces Pepa.
KOHA JONË SONDAZH

