Deshi të komplotonte për të fituar para, gruaja përplaset me kokë para makinës

Një person që deshi të bënte një truk përpara një makine, pësoi lëndime të forta, duke u përplasur me kokë përpara makinës.

Rasti i çuditshëm u kap nga kamerat e trafikut në jug-perëndim të Kinës.

Personi hidhet para makinës, por vetëm se ka llogaritur kohën gabim duke përfunduar në parakolpin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komploti i “crash-for-cash”, i njohur në gjuhën kineze si “peng ci”, fjalë për fjalë do të thotë “prekëse prej porcelani” është një mënyrë e zakonshme për mashtruesit që të bëjnë para nga viktimat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Persona të ndryshëm dalin nga “askund” para automjeteve, ndërsa shoferët zakonisht frenojnë dhe përplasen lehtë me viktimat e tyre, të cilët më pas pretendojnë lëndime dhe kërkojnë kompensim.

Megjithatë, gruaja pësoi lëndime të rënda pas komplotit të pasuksesshëm, sipas mediave lokale.

Incidenti thuhet se u zhvillua të dielën në Lincang të qarkut Linxiang në provincën Yunnan.

Besohet se policia lokale po heton incidentin.

Nëse gjendet fajtore për përpjekjen e saj për mashtrim, gruaja nuk do të marrë kompensim për rrëzimin.

/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?