Detaje për 21-vjeçarin që nxori dokumentet sekrete të Pentagonit

Jack Douglas Teixeira, anëtar i Gardës Kombëtare, është i dyshuari i autoriteteve amerikane për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit. 21-vjeçari kalonte një pjesë të mirë të kohës së tij në një grup online, ku flitej e postohej kryesisht për video-lojëra, Zota, armë, meme dhe dokumente top sekrete amerikane

Tashmë, mbi Teixeira-n rëndojnë akuza për spiunazh. Një vit më parë, ai iu bashkua Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, që është rezervë e Forcave Ajrore të SHBA, duke u anëtarësuar në Krahun e 102-të të Inteligjencës. Teixeira u gradua korrikun e kaluar në “Airman 1-st Class”, një pozicion relativisht i ri, dhe ishte i vendosur në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Otis në Cape Cod.

Sipas të dhënave nga shërbimi, titulli i tij zyrtar është mjeshtër i Sistemeve të Transportit Kibernetik. Faqja zyrtare e Forcave Ajrore vë në dukje se personeli i caktuar në punët e Sistemeve të Transportit Kibernetik është përgjegjës për funksionimin e rrjetit global të komunikimit të Forcave Ajrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëna e tij ka punuar më parë në organizata jofitimprurëse të përqendruara te veteranët, si dhe në Departamentin e Shërbimeve të Veteranëve në Massachusetts, sipas të dhënave publike të marra nga LinkedIn, të cituara nga mediat amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një anëtar i grupit ka thënë për mediat se Jack ishte një i ri karizmatik që i pëlqenin armët. Anëtarë të tjerë i thanë mediave amerikane se Teixeira ishte më i madh se shumica e grupit dhe dukej i etur për t’u bërë përshtypje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?