Detyroi vajzën të bënte testin e virgjërisë, babai: Doja ta mbroja

Një baba iranian është akuzuar se ka dërguar vajzën e tij të bëjë testin e virgjërisë pasi zbuloi se ajo kishte një të dashur sekret.

Duke qarë në sallën e gjyqit në Kingston Croën Court, ai pretendoi se donte të kontrollonte nëse vajza ishte përdhunuar.

Ali Safaraei tha se kjo çështje kishte shkatërruar familjen e tij. Sipas 56-vjeçarit , ai u përpoq që të mbante adoleshenten Sophia Safaraei, larg nga çdo rreziku dhe miqtë e këqinj dhe mediat sociale por dështoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas akuzën Ali dhe bashkëshortja e tij Mitra Eidiani, 42 vjeç, u përpoqën të kontrollonin 18-vjeçaren dhe kërcënuan se do të vrisnin të dashurin e saj Bailey Marshall-Telfer, 18 vjeç, pasi zbuluan marrëdhënien e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur ai mbërrti në shtëpi Mitra i tha se kishte gjetur një djalë në shtëpinë  tyre në Clapham, në jug-perëndim të Londrës, por që ishte larguar.

Por Ali mohoi se e detyroi vajzën e tij të bënte testin e virgjërisë: “Unë i thashë të bënim një kontroll. Nuk përmenda fjalën virgjëri. Zyrtari e përmendi atë, nuk janë fjalët e mia, ai e vuri në gojën time, vetëm përmenda fjalën kontroll. Vajza më tha që nuk e kishte prekur dhe se mund ta provonte por ndryshoi mendje më vonë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?