Dhëndri i Erdogan: Sanksionet e SHBA-ve, destabilizojnë rajonin
Sanksionet tregtare të SHBA kundër Turqisë mund të destabilizojnë rajonin dhe në fund të rritin terrorizmin rajonal dhe krizën e refugjatëve, tha të hënën ministri turk i financave, Berat Albayrak.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit me homologun e tij francez Bruno Le Maire në Paris, Albayrak përdori mundësinë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe për të vënë në pah dëshirën e Ankarasë për lidhje më të mira me Europën, pas përplasjeve të thella me Uashingtonin.
”Këto hapa të marra me motivim politik jo vetëm që do të ndikojnë në sistemin financiar botëror por edhe në tregtinë globale dhe stabilitetin rajonal”,-tha Albayrak, i cili është dhëndri i presidentit turk, Tayyip Erdogan.
Albayrak tha se Turqia donte të fuste marrëdhëniet e saj me BE-në në një fazë të re, ku tregtia me bllokun tashmë është më e rëndësishme.
KOHA JONË SONDAZH

