Dita e dasmës nuk ndryshohet edhe nëse shembet kisha
Nëse caktohet data e dasmës nuk mund të ndryshohet edhe nëse shembet kisha. Tingëllon si një mënyrë të thëni por në fakt kjo i ka ndodhur realisht një çifti në Itali.
Roberto Apostolico dhe Sara Minasi nuk hoqën dorë nga dasma e tyre, edhe pse duhet të bënin betimin martesor në kishën historike të shekullit të 16-të në Romë,San Giuseppe dei Falegnami, kulmi i së cilës u rrëzua të enjten më 30 gusht.
Kisha San Giuseppe dei Falegnami, zakonisht hapet vetëm për dasma dhe është e mbyllur për publikun në pjesët tjetër të kohës. Nga incidenti fatmirësisht nuk pati viktima.
“Bota na u shemb, menduam fillimisht. Çfarë fatkeqësie …, pastaj duke reflektuar mbi faktin se një gjë e tillë kjo mund të kishte ndodhur të dielën, kur duhej të martoheshim, ndoshta dikush na mbroi nga një masakër “, shprehet çifti.
Përkundër vështirësive të dukshme, të rinjtë nuk donin të shtynin martesën dhe të vulosën dashurinë e tyre në kishën e San Marco, pranë Piazza Venezia.
“Doja të martohesha atje, deklaroi Roberto, sepse aty u martuan dhe prindërit e mi, por shmangëm një tragjedi”.
Megjithatë më keq duket se e përjetoi nusja: “Fillimisht e mora keq, pastaj duke menduar për mua dhe Roberton ne e konsideruam veten me fat”.
Kur kisha të bëhet sërish funksionale, të dy do të kthehen në San Giuseppe dei Falegnami, por tashmë si burrë dhe grua.




KOHA JONË SONDAZH

