Djali i zëdhënësit të Kremlinit i bashkohet luftës në Ukrainë
Djali i zëdhënësit të presidentit Vladimir Putin ka shërbyer për grupin rus Wagner në Ukrainë. Nikolai Peskov, djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha një gazete se e kishte ndjerë si detyrë për të luftuar krah forcave ruse.
“Ishte me iniciativën time,” tha gjatë intervistës 33-vjeçari, babai i së cilit ka shërbyer si zëdhënës i Putinit që nga viti 2008.
I pyetur për pikëpamjet e babait të tij për shërbimin e tij, Nikolai ai u përgjigj duke thënë se ai ishte krenar për të. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Dmitry Peskov, i cili nuk i shmanget deklaratave publike për çështje të ndryshme.
KOHA JONË SONDAZH

