”Do keni makthe çdo natë”, komandanti i Gardës kërcënon me vdekje ata që djegin Kuranin

I ashpër, deri në kërcënues me vdekje është qëndrimi i fortë që mban kreu i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, për ata që qëndrojnë pas përdhosjes së librit të shenjtë të Islamit, Kuranit në Europë.

“Sot, ne jemi rojtarët e Islamit dhe të Kuranit. Ne u themi atyre që dogjën Kuranin, ky zjarr do t’i kapë trupat tuaj dhe do t’i kthejë ato në kufoma”,-tha Hossein Salami. “Jetoni në fshehtësi nga sot dhe keni makthe çdo natë, muslimanët nuk do t’ju lënë edhe nëse kalojnë dekada”, shtoi Salami.

Një aktivist i ekstremit të djathtë nga Danimarka dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm. Ditë më vonë, një udhëheqës holandez i lëvizjes së ekstremit të djathtë Pegida grisi faqet e një Kurani pranë parlamentit holandez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?