Donald Trump dhe plani 100 ditor si President (VIDEO)
Ka gati planin 100 ditor si Presidenti i zgjedhur i SHBA. Me anë të një videjo, Donald Tramp, bëri prezent planin e tij të 100 ditëve të para të qeverisjes. Referuar deklaratës, konfirmohet vullneti për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja TPP (Partnershipi Trans- Paqësor ), një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë Obama, duke e zëvendësuar me marrëveshje tregtare dypalëshe.
Për emigrimin, si pjesë e debatit të fushatës së tij, Tramp foli për”hetimin në lidhje me të gjithë abuzimet që kanë të bëjnë me programet e lëshimit të vizave, që dëmtojnë punëmarrësit amerikanë”, por nuk pati asnjë citim në lidhje me murin në kufi me Meksikën.
“I kam kërkuar ‘skuadrës së tranzicionit’ që të punojnë për të garantuar që nga dita e parë e qeverisjes rend, drejtësi dhe vende pune”, konfirmon Tramp në video.
Në mesazhin e tij prej rreth dy minuta e gjysmë, Trump shpjegon se qëllimi nuk është vetëm të “braktiset” marrëveshja tregtare TPP me 11 vende të Azisë dhe Paqësorit, por edhe anulimi i kuotave “jeshile” të Obamës për klimën, duke u rikthyer në rritjen e prodhimit të qymyrit dhe gazit natyror.
Presidenti i zgjedhur, po punon intensivisht për zgjedhjen e stafit dhe ekipit qeverisës, nuk ka përfshirë anulimi i “Obamacare” ( reforma në kujdesin shëndetësor ), si dhe plani prej 1mijë miliard dollarë për infrastrukturën. Presidenti i zgjedhur këmbënguli se plani i tij ka një parim të thjeshtë: Ta vendosë Amerikën të parën.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=CR6jvjfpa9s” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

