FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Donald Trump: Nuk më duhet rroga e Presidentit

Presidenti i zgjedhur republikan Donald Trump thotë se nuk do ta pranojë rrogën e presidentit. Pyetja vjen pas shqetësimeve se çfarë do të ndodhë me të ardhurat e tij në prag të kalimit në Shtëpinë e Bardhë.

Në shtator të 2015, në New Hampshire ai tha: “Gjëja e parë që do tu them është se nëse zgjidhem President, nuk do të pranojë pagën, në rregull?.

Në pyetje-përgjigjet online në Twitter dikush e pyeti Trump duke postuar videon e atij takimi elektoral: “A do hiqni dorë nga paga presidenciale nëse zgjidheni?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigja ishte kjo: “Meqë paga qënka shqetësimi, nuk do të marr as edhe një dollar. Do heq dorë totalisht nga paga ime nëse bëhem president”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën video Trump tha se fushatën e tij e financon totalisht vetë, dhe se nuk dëshironte para nga të tjerët. Paga vjetore e presidentit në SHBA është 400 mijë dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?