FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy luftanije amerikane me 4 mijë marinsa zbarkojnë në Mesdhe

Rreth 4 mijë marinsa  amerikanë të grupit ARG kanë mbërritur në Detin Mesdhe pas kalimit në Kanalin e Suezit, njofton marina amerikane.

Grupi është i përbërë edhe nga një anije luftarake USS Wasp (LHD 1) dhe anije tjetër USS Whidbey Island (LSD 41) iu bashkua të enjten flotës amerikane në kuadër të operacionit të 6-të të SHBA-ve. Anijet luftarake synojnë rritjen e sigurisë në Detin Mesdhe.

“Pas përfundimit të një misioni të mëparshëm ARG-ja tani do të mbështesë misionin e sigurisë detare në Detin Mesdhe, pasi kjo zonë është jetike për ekonominë tonë globale dhe mbetet e sigurt për shkak të marrëdhënieve të forta mes flotave që veprojnë së bashku këtu”, tha kapiteni i Flotës Byron Ogden, citon RT.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anija qëndroi më shumë se 3 muaj në mbështetje të operacionit Odyssey Lightning (OOL) që kryen sulme ajrore në Sirte të Libisë. Kanali i Suezit lidht Detin Mesdhe me Detin e Kuq.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?