E dëbuan një muaj më parë, Gjermania do rikthejë azilkërkuesin nga Afganistani

Një azilkërkues nga Neubrandenburgu, i dëbuar në mënyrë të paligjshme do të kthehet së shpejti në Gjermani. Këtë e bëjnë të ditur mediat gjermane.

Dokumentet e nevojshme janë gati, kthimi i 20-vjeçarit nuk pengohet më nga asgjë, u bë e ditur nga qarqe qeveritare. Të riun do ta dërgojnë fillimisht në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad ku ambasada gjermane do t’i japë një vizë të vlefshme për vazhdimin e udhëtimit për në Gjermani.

Që para dy javësh, Ministria Federale e Punëve të Brendshme bëri të ditur se Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) do të niste së shpejti hapat e nevojshëm. Avokatja Sonja Steffen reagoi e lehtësuar: “Mua konfirmua që shteti ynë juridik funksionon dhe që gabimi i madh që u bë, tani po korrigjohet”, i tha ajo atëherë televizionit NDR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kthimin e përgatiti Organizata Ndërkombëtare e Migrimit, shpenzimet i mbulon BAMF-i, u bë e ditur.

Swiss Digital Mobile Reklama

I riu, që jetonte në Gjermani që prej vitit 2015, ishte njëri nga ata 69 vetë, që i kthyen në 3 korrik me një avion të posaçëm nga Mynihu në Afganistan. Dy javë më vonë u mësua që 20-vjeçarin nuk duhej ta kishin dëbuar, për shkak të një procesi gjyqësor në vazhdim e sipër në Gjykatën Administrative Greifswald. Ai kishte hedhur në gjyq refuzimin e kërkesës së tij për azil. Në javën pas dëbimit, refugjati duhet të kishte dalë para gjyqit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?