E lanë fëmijën të vdiste, prindërit habiten nga dënimi me burg të përjetshëm

Dy prindër në ShBA kanë lënë vajzën 10 muajshe të vdesë për kequshqyerje dhe dehidratim.

Ata kanë refuzuar ndihmë mjekësore për arsye fetare dhe për këtë arsye mund të dënohen me burg të përjetshëm.

Seth Welch dhe Tatiana Fusari, të dy 27 vjeç, u akuzuan për vrasje dhe abuzim me fëmijën këtë të hënë pas vdekjes së vajzës së tyre, Mary, të enjten e 2 gushtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një filmimim të regjistruar në Gjykatën e Kent County, kur gjykatësi po jepte akuzat, Seth u habit dhe mbeti gojëhapur ndërsa bashkëshortja e tij shpërtheu në lot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindërit, nga Cedar Springs, nuk kërkuan ndihmë mjekësore “për shkak të frikës nga shërbimet e mbrojtjes fëminore, mungesa e besimit në shërbimet mjekësore dhe arsyet fetare”, thuhej në dokumentet e gjykatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?