E mbijetuara nga zjarret në Athinë i sulet ministrit të Mbrojtjes: Na latë në mëshirë të zotit
Banorët të cilët u prekën nga zjarret ne Athinë janë vizituar nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili u përball me nervozizmin e tyre.
“Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, njerëzit u zhdukën pa asnjë arsye. Na latë në mëshirë të zotit”, i tha një grua e nervozuar dhe mes lotëve ministrit Kammenos. Shkaku i zjarrit është ende i paqartë dhe po hetohet nga një prokuror i Athinës.Sipas hetimeve një nga pistat që po hetohet është se zjarri filloi me qëllim në tre vende në të njëjtën kohë.
Deri tani zjarri ka shkaktuar 85 viktima, ndërkohë që rreth 180 janë të plagosur, por ka edhe shumë që rezultojnë të zhdukur.
KOHA JONË SONDAZH

